← Të gjitha shkrimet
Deklaratë
Dënimi i sulmit ndaj «Charlie Hebdo»
Sot, të mërkurën, më 7 janar 2015, redaksia e «Charlie Hebdo» u bë shënjestër e një sulmi të armatosur, në të cilin humbën jetën 12 njerëz, mes tyre gazetare dhe gazetarë.
Lidhja e Myslimanëve të Zvicrës e dënon me gjithë vendosmërinë këtë sulm kriminal.
Ajo u shpreh familjeve të viktimave, miqve dhe kolegëve të tyre ngushëllimet e saj më të thella. Ajo bën thirrje që myslimanet dhe myslimanët në Zvicër të shprehin solidaritetin e tyre me familjet e viktimave dhe të marrin pjesë në të gjitha shprehjet e këtij solidariteti.
Lidhja e Myslimanëve të Zvicrës i lutet Zotit që ta ruajë vendin tonë nga vepra të tilla të tmerrshme.
Lidhja e Myslimanëve të Zvicrës (LMS)